E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…

Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit kritikoi opozitë për qëndrimin e mbajtur lidhur me progresraportin e KE për Shqipërinë.

Sipas Ramë, opozita, deputetët e të cilës u larguan nga seanca sapo kryeministri mori fjalën, tregoi se nuk ka vlerë politikisht që në momentin që “e përzënë nga protesta edhe duke qenë një opozitë”.

“Dua ta nis me një fakt që është mirë ta rijkujtojmë sa më shumë sidomos në sfondin e gjithë kësaj pafytyrësie që edhe raportin e progresit të KE e ripërtypur në publik si një fakt kundër kësaj qeverie

Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të tëra arsyet pse ne jemi krenarë për punën tonë dhe pse duhet dhe do ta vazhdojmë deri në fund punën tonë dhe pse askush tjetër nuk e bë dot punën tonë. Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian që në vitin 2027 të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik t’i bëhet Këshillit nga Komisionit Europian në rast se vendi do të ishte ai që përpiqen me këmbë e me duar, britma ata që në këtë sallë kërkojnë edhe që të diskutohet për protestën.

Të jesh në qeveri dhe të protestohet kundër saj është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojë t’i afrohesh protestës është fakti që vlen për të kuptuar çfarë janë këta”, tha Rama.

Lini një koment