Argjentina mund Kosta Rikën 7-0, Paz shkëlqen dhe kërkon dhjetën e Messi-t
Argjentina mbyll vitin me një fitore të madhe përballë Kosta Rikës. Tre herë kampionët e botës i kanë shënuar shtatë gola rivalëve në miqësoren e luajtur mbrëmë në “Estadio Mario Alberto Kempes” të Kordobës.
Ende në kërkim të një trashigimtari të Messi-t, kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni ka marrë përgjigje të rëndësishme nga fuhs pasi si Nico Paz dhe Franco Mastantuono kanë lënë fushën pas dy golave të shënuar secili. Fantazisti i Komos, me nurmin 18-të në fanellë, e tha hapur se kërkon të jetë ai numri dhjetë i ardhshëm i kombëtares albiceleste.
Ndeshja ishte pozitive edhe për Julian Alvarez, i cili shënoi gjithashty një dopietë. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mac Allister. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.