E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Po mashtron”, “farë e fëlliqtë”, Ahmeti për fjalorin në Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision?

“Po mashtron”, “farë e fëlliqtë”, Ahmeti për fjalorin në Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision?

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sot për siç thotë fjalorin që është përdorur në Komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ky komision sot po mban një mbledhje, ndërsa në rend dite është intervistimi i disa zyrtarëve komunla nga Peja.

Në mbledhje ka pasur edhe fjalor të papërshtatshëm, e lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“’Po mashtron’, ‘i pakulturë’, ‘farë e fëlliqtë’ – janë vetëm disa nga frazat në Komisionin Hetimor për zbardhjen e rastit të Arlinda Zekaj. Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision? Qëllimi primar nuk mund të jetë perfitimet dhe humbjet partiake. Qëllimi primar dhe i vetëm duhet të jezë zbardhja.

Por në fakt Arlinda vetë e ka zbardhur krejt këtë rast. Me këtë qasje ka rrezik që ky rast të terroset e jo zbardhet”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, në këtë mbledhje të Komisionit hetimor parlamentar është intervsituar menaxherja e rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toskë Gega.

Në kuadër të intervistimeve është paraparë të dëgjohen edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zyrtarë të tjerë që kanë pasur përgjegjësi institucionale lidhur me rastin. /Telegrafi/

Lini një koment