Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 65-të, Spanja vazhdon kryesimin
Fitoret përballë Finlandës dhe Bjellorusisë i kanë dhënë Shqipërisë pikët e nevojshme për të ngjitur një vend në renditjen e FIFA-s. Në këtë klasifikim, të përditësuar sot pë muajin nëntor, kombëtarja e drejtuar nga Maran renditet e 65-ta me 1388.42 pikë.
Sa i përket kreut të këtij klasifikimi Spanja ruan vendin e parë edhe pse në ndeshjen e fundit të 2026-ës pësoi një humbje përballë Anglisë në Metropolitano.
Mes pesë kombëtareve më të mirave ka mundur që të renditet për herë të parë Maroku, i cili ka fituar dy vende për tu listuar i pesti. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.