E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›RUMANI – Tërmet 5,7 ballë Rihter, raportohen dy të plagosur

RUMANI – Tërmet 5,7 ballë Rihter, raportohen dy të plagosur

BUKURESHT, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë Rihter goditi Rumaninë gjatë natës, duke plagosur dy persona, njoftuan sot autoritetet rumune.

Dy personat u plagosën pasi mobiljet në apartamentet e tyre, u rrëzuan nga lëkundjet, bëjnë të ditur autoritetet e mbrojtjes civile.

Ndërkohë, shumica e telefonatave drejt shërbimeve të emergjencës lidheshin me raste paniku. Nuk janë raportuar dëme të mëdha materiale.

Instituti Kombëtar për Kërkime dhe Zhvillim në Fizikën e Tokës në Rumani, bëri të ditur se ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që nga viti 2018, kur u regjistrua një tërmet me magnitudë 5,8 balle Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Vrancea, në Karpatet Lindore, një zonë ku e kanë origjinën shumica e tërmeteve që godasin Rumaninë.

Tërmeti i fundit vdekjeprurës në Rumani u regjistrua në vitin 1977. Lëkundjet me magnitudë 7,4 ballë Rihter, shkaktuan më shumë se 1 500 viktima dhe shkatërruan rreth 35,000 apartamente.

Shumë ndërtesa në kryeqytetin Bukuresht konsiderohen të rrezikuara nga tërmetet, megjithëse mungojnë vlerësimet e plota zyrtare për gjendjen e tyre. /

Lini një koment