Irani kërcënon SHBA-në: Në rast sulmi, përgjigjja do të jetë më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka paralajmëruar se Irani do të reagojë me forcë më të madhe nëse sulmohet sërish nga SHBA-ja apo aleatët e saj.
“Do të përballen me një përgjigje më shkatërruese, më të ashpër dhe pa kufizime gjeografike”, deklaroi Hatami, duke lënë të kuptohet se kundërpërgjigjja iraniane mund të shtrihet përtej kufijve të rajonit.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo “llogaritjeje të gabuar”, duke theksuar se një veprim i tillë do të merrte një përgjigje që do të shërbente si paralajmërim për të gjithë.
Hatami bëri të ditur se forcat tokësore, detare, ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të Iranit po monitorojnë lëvizjet ushtarake amerikane dhe po rrisin gatishmërinë për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme.
Deklaratat vijnë pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt në rajon, duke e çuar në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane që operojnë atje.