Kupa e Shqipërisë, favoritët nuk zhgënjejnë
Kanë përfunduar 6 ndeshjet e ditës së sotme, të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka surpriza në sfidat e sotme, me favoritët që kualifikohen mes 16 më të mirave të turneut.
Flamurtari ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-1 Butrintin, ndërsa Besa ka fituar 4-1 në shtëpi ndaj Korabit.
Iliria ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 Luftëtarin, Pogradeci fiton 5-1 përballë Kukësit, Bylisi mund 2-0 Besëlidhjen, ndërsa Kastrioti fiton minimalisht 1-0 Eagle FA.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.