E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Pritja ndryshe e presidentit të Filipineve për Trump, zbulohet se çfarë iu servir për darkë

Pritja ndryshe e presidentit të Filipineve për Trump, zbulohet se çfarë iu servir për darkë

Gjatë vizitës zyrtare në Manila, presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. vendosi t’i bëjë një pritje ndryshe homologut të tij amerikan, Donald Trump, duke i siguruar një ushqim nga zinxhiri më i njohur i ushqimit të shpejtë në vend, “Jollibee”.

Pasi ishte përballur me një axhendë tejet të ngjeshur gjatë Samitit të Asociationit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe takimeve dypalëshe, presidenti amerikan u surprizua me specialitetin e njohur të kësaj marke, pulën e skuqur.

“Jollibee” është zinxhiri më i madh i ushqimit të shpejtë në Filipine, i cili zotëron restorante edhe në Shtetet e Bashkuara.

Lini një koment