E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kuvend/ Braçe kritikon ministrat për mosrealizimin e buxhetit dhe kërkon masa: Kush e rrezikon, duhet të largohet nga Qeveri

Kuvend/ Braçe kritikon ministrat për mosrealizimin e buxhetit dhe kërkon masa: Kush e rrezikon, duhet të largohet nga Qeveri

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar mosrealizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e shtetit, duke kërkuar përgjegjësi nga ministrat që nuk përmbushin objektivat.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe deklaroi se nuk mund të pranojë që qeveria të rrezikojë realizimin e tij për shkak të mosmenaxhimit të fondeve publike.

Ndërsa përsëriti kërkesën që ministrat përgjegjës të largohen nga Qeveria.

Braçe tha:

“Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh. Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria. Nuk ua ka borxh kërrkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri”.

Lini një koment