E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Konjufca dhe Ziv diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Izrael

Konjufca dhe Ziv diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Izrael

Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ishin në fokus të takimit lamtumirës ndërmjet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe ambasadores izraelite, Tamar Ziv, raporton RTK.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e falënderoi Zivin për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të saj diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.

Gjatë takimit u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Konjufca i uroi ambasadores Ziv suksese në angazhimet e ardhshme.

Lini një koment