E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Debat publik për projektin e sistemit të ruajtjes së energjisë në bateri

Debat publik për projektin e sistemit të ruajtjes së energjisë në bateri

Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE sh.a.), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Istogut, do të organizojë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektin e sistemit shumëfunksional të ruajtjes së energjisë në bateri (RESS), raporton RTK.

Debati publik do të mbahet më 30 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Kuvendin Komunal të Istogut.

Projekti parasheh ndërtimin e një sistemi të ruajtjes së energjisë në bateri me kapacitet prej 125 megavatësh (MW), përkatësisht 250 megavat-orësh (MWh), në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas njoftimit, debati do të organizohet edhe në mënyrë virtuale përmes platformës Zoom, në këtë adresë:

https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Qytetarët dhe publiku i interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në debat dhe të njihen me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin në fjalë.

Të dhënat për pjesëmarrje online:

Linku: https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

Passcode: 123456

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin mund të gjendet në uebfaqen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë link:

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Ndërkaq, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me projektin në adresën elektronike: vnm.komente@rks-gov.net.

Organizatorët kanë ftuar publikun e interesuar të marrë pjesë në debat dhe të kontribuojë me komentet dhe sugjerimet e tij për projektin.

Lini një koment