E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër trajtimin e kërkesave të qytetarëve në platformën “Fol

Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër trajtimin e kërkesave të qytetarëve në platformën “Fol

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zyrat e Agjencisë për Media dhe Informim, ku ka ndjekur nga afër punën e stafit dhe mënyrën se si trajtohen ankesat, kërkesat dhe propozimet e qytetarëve përmes platformës së re “Fol me Kryeministrin”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka prezantuar procesin e administrimit të mesazheve që mbërrijnë në këtë platformë, e cila, sipas tij, po regjistron një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët.

Platforma “Fol me Kryeministrin” u prezantua pak ditë më parë si një hapësirë komunikimi të drejtpërdrejtë mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve, veçanërisht studentëve.

Përmes saj, qytetarët mund të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime, me synimin për të krijuar një kanal të ri komunikimi me kryeministrin.

Lini një koment