Përfundon pas një ore takimi Trump-Xi në Kinë, presidenti amerikan flet për marrëdhënie të shkëlqyer dhe interes të përbashkët për Hormuzin
Ka përfunduar takimi i presidentit amerikan Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping në Kinë, siç njofton Shqiptarja.com. Takimi dypalësh zgjati rreth një orë.
Sipas mediave, Trump vlerësoi “marrëdhënien e tij të shkëlqyer me Xi”, duke thënë se ajo u shërben “shumë mirë” njerëzve në të dy vendet.
Trump tha se do të ngrinte kërkesën e tij të kahershme që Kina të blejë më shumë produkte bujqësore amerikane.
Ai deklaroi interes të përbashkët për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa lufta me Iranin vazhdon e pazgjidhur.