Edhe Maran hedh poshtë presidentin Duka
Nga EMANUEL LOCI, Panorama Sport
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi se Elia Kaprile u pajis me pasaportë shqiptare me objektivin për të luajtur me Shqipërinë. Vetë portieri italian e mohoi diçka të tillë, ndërsa kështu bën edhe Rolando Maran duke folur për Kombëtaren në Itali. Intervista u publikua sot nga “La Gazzetta dello Sport”.
Maran shprehet se nuk është folur për këtë çështje. Fakt deri tani është se FSHF interesohet, ndërsa vetë Kaprile dhe së fundmi Maran aktualisht janë shmangur.
ÇFARË DEKLARON ROLANDO MARAN SË FUNDI:
“Pasi nuk u fol për këtë çështje, është një situatë e qartë për mua. Ai ka dëshirë për të luajtur për Italinë U-21. Ka marrë ftesë, ka pasur shumë thirrje. Ne gjithashtu kemi dëshirë ta mbajmë me ne, ndaj jemi të lumtur që po luan.”
ÇFARË DEKLAROI ARMAND DUKA:
“Kaprile e mori pasaportën dhe është në dispozicion për t’u ftuar. E ka marrë atë, pasi ka pasur bisedime me trajnerin e tij në Itali dhe gjithçka është bërë me pëlqimin e tij. Kaprile pret ftesën për të luajtur për Shqipërinë, ne na duhet ai. Nëse është i kënaqur për të luajtur, nuk e shoh të nevojshme të flas më tej.”
ÇFARË DEKLAROI ELIA KAPRILE NË ITALI PAS ARMAND DUKËS:
“Nuk kam asnjëherë pasur takim për t’u bërë shqiptar. As një telefonatë. Nuk e di se çfarë synimesh ka Duka, askush nuk ka folur me mua për Shqipërinë. Jam një italian i ri që ka dëshirën të tregojë veten, të bëhet i madh, dua të vazhdoj rrugëtimin te Cagliari.”