E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një deklaratë të shkurtër para se të hyjë në seancën plenare tha se ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për Ligjin për Specialen.

Para orës 10:00, Çitaku dhe Bedri Hamza kanë mbajtur një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ka marrëveshje”, tha shkurt Çitaku para se të hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Lini një koment