E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›ITALI – Tajani: Takimi i Shenzhenit nuk është “Jalta e re”, shpresojmë të kontribuojë për paqen

ITALI – Tajani: Takimi i Shenzhenit nuk është “Jalta e re”, shpresojmë të kontribuojë për paqen

NAPOLI, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi sot se takimi tripalësh në Shenzhen të Kinës, mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit kinez, Xi Jinping nuk duhet konsideruar si “Jalta e re”.

Me këtë krahasim, Tajani iu referua Konferencës së Jaltës të vitit 1945, ku udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik, diskutuan rendin e pasluftës dhe ndarjen e zonave të ndikimit në Evropë.

Ai nënvizoi se takimi i sotëm nuk duhet të shihet si një marrëveshje mes fuqive të mëdha për të vendosur fatin e vendeve të tjera, pa pjesëmarrjen e tyre.

“Nuk bëhet fjalë për një Jaltë të re, por për një takim mes liderëve të tri vendeve të mëdha. Shpresoj që ky takim, të japë një kontribut për paqen dhe zgjidhjen e çështjes së Ngushticës së Hormuzit dhe të luftës në Ukrainë”, tha Tajani gjatë konferencës “Dialogjet Mesdhetare”, në Napoli.

Ai përsëriti qëndrimin e Italisë për luftën në Ukrainë, duke theksuar se Ukraina nuk duhet të mposhtet dhe se paqja nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e Evropës në negociata. /

Lini një koment