E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

Policia ka dalë me njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në burgun e Shkodrës, ku të dënuarit u përfshinë në një konflikt.

Sipas AMP, dy të dënuarit Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi kanë dhunuar një tjetër të dënuar të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomat e personave të përfshirë në konflikt, në dhomën e Ogiçit është gjetur edhe një aparat celular, send i ndaluar në ambientet e burgut.

Njoftimi i policisë:

Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, të parashikuara nga nenet 89, 22 dhe 324/a të Kodit Penal, si edhe shtetasi A.O. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 89 dhe 22 të Kodit Penal IEVP Shkodër.

Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas (të cilët vuajnë dënimin në këtë IEVP) janë konfliktuar me të dënuarin S.G, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Në vijim të veprimeve nga AMSEVP, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara ne dhomat e të dënuarve të përfshirë në konflikt, ku në dhomën e shtetasit S.O. është konstatuar një aparat telefonik.

Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e kryerjes s ë veprimeve të tjera proceduriale.

Lini një koment