E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti: Korrigjimi i aktgjykimit do të ndodhë në Apel, drafti i ri i Ligjit për Specialen pritet javën e ardhshme

Kurti: Korrigjimi i aktgjykimit do të ndodhë në Apel, drafti i ri i Ligjit për Specialen pritet javën e ardhshme

Kryeministri Albin Kurti mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për ligjin e ri për Gjykatën Speciale në Hagë, siç njofton KosovaPress, dhe tha se si kryeministër nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë gjykatë.

Kurti tha se termi “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, i përdorur nga trupi gjykues në dënimin në shkallë të parë të ish-krerëve të UÇK-së, duhet të trajtohet në Apel. “Ne jemi të bindur që korrigjimi i aktgjykimit nga 16 shtatori 2026 duhet të ndodhë e do të ndodhë në shkallën e dytë në Apel, e kjo do të jetë diku në vitin 2027”, tha ai në Kuvend.

Sipas Kurtit, nga pakënaqësia me aktgjykimin erdhi “shkrimi i shpejtë” i ligjit të ri për Specialen. Ai tha se qëllimi i mirë nuk mjafton — duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet dhe ka efekt në praktikë.

Kurti tha se pret që javën e ardhshme grupi punues për strategjinë shtetërore ta sjellë draftin e parë. Janë angazhuar edhe ekspertë juridikë që po e ndihmojnë grupin punues, dhe strategjia pritet javën e ardhshme.

Nga këta ekspertë, Kurti pret gjithashtu një “draft të ri të një ligji të ri për Dhomat e Specializuara”, që përmbajtja të punohet me kujdes dhe të vijë për diskutim e miratim.

Lini një koment