E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Hekurudha Durrës–Tiranë drejt përfundimit, Rama publikon pamjet nga stacioni i ri i Vorës

Hekurudha Durrës–Tiranë drejt përfundimit, Rama publikon pamjet nga stacioni i ri i Vorës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në stacionin e ri hekurudhor të Vorës, duke bërë të ditur se projekti i hekurudhës Durrës–Tiranë po i afrohet fazës përfundimtare, siç njofton Shqiptarja.com.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau pamjet nga ecuria e punimeve në stacionin e Vorës dhe theksoi se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse, ndërsa përfundimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.

“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama në postimin e tij.

Linja hekurudhore Durrës–Tiranë, së bashku me degëzimin e ri që do të lidhë kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, është një nga projektet kryesore të infrastrukturës së transportit në vend, që pritet të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve mes dy qyteteve dhe aeroportit.

Lini një koment