E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së, siç bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një njoftim në Facebook, sipas raportimit të Telegrafi.

Sipas ambasadës, Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së!”, thuhet në njoftimin e ambasadës, ku shtohet: “Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Lini një koment