Drin Merturi diplomon në Kursin e Kapitenëve të Karrierës në SHBA
Drin Merturi ka përfunduar Kursin e Kapitenëve të Karrierës (MCCC), të zhvilluar në Fort Benning, në shtetin e Georgias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.
Lajmin për diplomimin e ka bërë të ditur vetë Merturi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe emërtimin e kursit dhe vendin ku është zhvilluar ai.
“Diplomimi nga Kursi i Kapitenëve të Karrierës (MCCC), i zhvilluar në Fort Benning, Georgia, SHBA”, ka shkruar Merturi në postimin e tij.
Drin Merturi është djali i dëshmorit Ilir Merturi, duke mbajtur kështu të lidhur emrin e familjes së tij me historinë e sakrificës për Kosovën./Telegrafi/
Postimi i plotë: