Greta Thunberg pozon para mbishkrimit “28-29 nëntor” dhe mbështet protestën kombëtare në Tiranë
Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestuesit në Shqipëri dhe iu bashkua protestës së sotme kundër qeverisë Rama në Tiranë, siç njofton BalkanWeb.
Në foton e publikuar, ajo pozon e ulur para një muri me mbishkrimin e lyer me të kuqe “28-29 nëntor”, me gishtin tregues të ngritur lart — datat e protestave kombëtare të shpallura në Tiranë më 28-29 nëntor. Poza paraqitet si një mesazh pro revoltës dhe mbështetjeje për protestuesit.
Më herët, në një deklaratë për News24, Thunberg tha se bota po ndjek atë që po ndodh në Shqipëri, duke vlerësuar rezistencën e qytetarëve dhe veçanërisht energjinë e të rinjve që vazhdojnë të protestojnë.
Prania e saj paraqitet si pjesë e mbështetjes së saj publike për qytetarët që marrin pjesë në tubimet kundër qeverisë.