Raketë ruse drejt Polonisë, aeroporti në Rzeszow pezullon fluturimet
Polonia lëshoi një paralajmërim për një raketë ruse që po hynte drejt territorit të saj, siç njofton Shqiptarja.com.
Në vijim të këtij paralajmërimi, aeroporti polak në Rzeszow pezulloi fluturimet. Pezullimi u bë për shkak të aktivizimit të avionëve ushtarakë.
Njoftimin e dha Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror (PANSA) në X, ku u bë e ditur pezullimi i fluturimeve në aeroportin në Rzeszow për shkak të aktivizimit të avionëve ushtarakë.