E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama publikon shifrat: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në aeroportin e Tiranës

Rama publikon shifrat: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në aeroportin e Tiranës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar 300 mijë pasagjerë vetëm në 10 ditët e para të nëntorit, siç njofton Shqiptarja.com. Shifrën ai e publikoi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, paralelisht vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit, me synim rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve.

Punimet, siç njofton Shqiptarja.com, po zhvillohen gjatë orëve të natës, në mënyrë që të mos pengohet veprimtaria e përditshme e aeroportit.

Ndërhyrjet për zgjerimin pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ndërsa kryeministri i cilësoi shifrat e nëntorit si rekord për aeroportin e kryeqytetit.

Lini një koment