E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord të udhëtarëve. Vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor, në aeroport kanë udhëtuar rreth 300 mijë pasagjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook i cili thekson se paralelisht me rritjen e fluksit të udhëtarëve vijojnë edhe punimet për zgjerimin e aeroportit, me synimin për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh në të ardhmen.

Punimet po zhvillohen gjatë orëve të natës, ndërsa përfundimi i tyre pritet më 27 nëntor.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një koment