E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2027 janë miratuar nen për nen në Komisionin e Ligjeve, ku, siç njofton Shqiptarja.com, janë akomoduar edhe disa kërkesa të institucioneve për shtesa fondesh.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor është miratuar një fond shtesë prej 459 milionë lekësh, ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë janë akorduar 125.5 milionë lekë.

Edhe Komisioni i Prokurimit Publik do të përfitojë 40 milionë lekë shtesë, ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë miratuar 34 milionë lekë për magazinat e materialeve zgjedhore.

Sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është parashikuar fond shtesë, por është miratuar kërkesa për shtimin e numrit të punonjësve. Shtim punonjësish do të ketë edhe Ministria e Administratës Publike.

Lini një koment