Keqtrajtoi qenin në rrugën “Arkitekt Sinani”, Policia identifikon 73-vjeçarin dhe e referon në Prokurori
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar shtetasin që shfaqet në pamjet e publikuara në rrjetin social “JOQ”, duke keqtrajtuar një qen në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë, siç njofton Policia e Shtetit në reagimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi për shtetasin Sh. R., 73 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, bën me dije Policia e Shtetit.