E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme me aleatët e NATO-s.

Abrazhda theksoi se objektivi është modernizimi i ushtrisë shqiptare në nivelet më të larta gjatë këtyre 35 viteve, proces që synohet të përmbyllet brenda 2-3 viteve të ardhshme.

“Sistemi antiraketor shërben kryesisht për mbrojtjen e territorit dhe do të ketë aftësinë të godasë raketa dhe dronë që vijnë nga shtete të tjera jo mike. Synojmë modernizimin e ushtrisë me të gjitha këto pajisje, që përfshijnë edhe domenin detar; dy anije ushtarake që do të prodhohen në Pashaliman.

Çdo rrezik që mund të kanoset komunikohet në mënyrë të menjëhershme dhe shtetet e tjera të aleancës reagojnë. Dronët që hyjnë në shtetet e NATO-s përballen me kundërgoditje të organizuar nga vendet e aleancës. Kjo është ajo që quhet lufta në shekullin e 21-të: në kohë reale shihen rreziqet dhe reagimi bëhet në ndërveprim.

“Ky modernizim synohet të përmbyllet brenda 2-3 viteve dhe është modernizimi më i madh i Forcave të Armatosura në 35 vjet”, tha zëvendësministrja.

Lini një koment