E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VKM për rindërtimin, 319 milionë lekë për banesat e dëmtuara nga tërmeti në Shijak, Vorë e Krujë

VKM për rindërtimin, 319 milionë lekë për banesat e dëmtuara nga tërmeti në Shijak, Vorë e Krujë

Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit të rindërtimit në masën 319,350,424 lekë pa TVSH për financimin e riforcimit të banesave individuale të klasifikuara me shkallë dëmi DS4, të cilat nuk duhen rindërtuar nga e para, në bashkitë Shijak, Vorë dhe Krujë, siç njofton Shqiptarja.com. Banesat janë dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Sipas vendimit, pjesën më të madhe të fondit e merr bashkia e Vorës me 221,966,407 lekë, ndërsa Kruja përfiton 77,007,917 lekë dhe Shijaku 20,376,100 lekë.

Efekti financiar përballohet nga fondi i rindërtimit i miratuar për vitin 2026 dhe shuma u transferohet bashkive si transfertë e pakushtëzuar.

Vendimi u mor me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019. Për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe tri bashkitë; vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

Lini një koment