E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump: Putin më tha se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse do të kisha qenë unë president

Trump: Putin më tha se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse do të kisha qenë unë president

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat pas samitit në Kinë deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin i tha të enjten se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse ai do të ishte president në atë kohë.

Duke përsëritur pretendimin e tij se ai kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, Trump tha: “Sinqerisht, nëse zgjedhjet nuk do të ishin manipuluar, ku më është dashur të prisja katër vjet, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.”

Trump tha se e pyeti drejtpërdrejt Putinin nëse do ta kishte pushtuar Ukrainën në vitin 2022 nëse do të ishte president.

Ai tha se Putini u përgjigj: “Jo, nuk do të kishte ndodhur kurrë.”

Lini një koment