Derbi i familjes Daja, Elbasani mposht Dinamon
Elbasani ka arritur një fitore 1-0 përballë Dinamos në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”, duke bërë që Glen Daja të fitojë derbin me babain e tij, Ilir Daja, pavarësisht se ky i fundit ishte në tribunë, i pezulluar nga Disiplina.
Në pjesën e parë Dinamo u tregua më kërkuese, por portieri i elbasanasve, Aleksovski u tregua i pakalueshëm. Në pjesën e dytë verdheblutë dominuan, shënuan tri herë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm, ai i minutës së 84-ët shënuar nga Epito, që vendosi dhe fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 17 pikëve, aq sa ka edhe Dinamo.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.