E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas disa refuzimesh, Rama nis dialogun me protestuesit: Me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

Pas disa refuzimesh, Rama nis dialogun me protestuesit: Me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

Pas disa refuzimesh, studentët protestues kanë pranuar të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama. Zhvillimi u bë i ditur mbrëmjen e së premtes, siç njofton Shqiptarja.com, në kulmin e protestave që prej ditësh po mbahen në bulevardin para Kryeministrisë në Tiranë.

Kreu i qeverisë publikoi një foto nga tryeza e përbashkët me të rinjtë, të shoqëruar me një mbishkrim ku e cilëson takimin si një dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre. To be continued…”, shkruan Rama në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se bisedimet me protestuesit do të vijojnë.

Takimi shënon kthesën e parë në qëndrimin e palëve, pas ditësh tensionesh dhe përplasjesh mes protestuesve dhe policisë në bulevard, ndërsa pritet të shihet nëse dialogu do të sjellë hapa konkretë për kërkesat e studentëve.

Lini një koment