E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump do ta dekorojë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Trump do ta dekorojë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i japë Rudy Giuliani- t Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë që mund t’i jepet një qytetari në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e njoftoi ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.“Padyshim që jam shumë i prekur dhe është një nder i madh, jo vetëm ta marr atë, por ta marr prej tij”, tha Giuliani në një emision të drejtuar nga Steve Bannon, një figurë kryesore e së djathtës radikale në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për në orën 11:00 të së martës në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.Një ish-prokuror Giuliani u bë i njohur për luftën e tij kundër mafias së Nju Jorkut. Si kryetar bashkie i metropolit amerikan, ai u lavdërua për trajtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai ishte gjithashtu iniciatori i politikës së “tolerancës zero” që konsiderohet se ka ulur në mënyrë drastike krimin në Nju Jork.Megjithatë, prestigji i ish-avokatit personal të Donald Trump u dëmtua në vitin 2023, kur Giuliani u dënua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje, në sfondin e akuzave për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Rudy Giuliani udhëhoqi përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden. Që atëherë, atij i është hequr e drejta e pjesëmarrjes në shoqatat e avokatëve të Nju Jorkut dhe Uashingtonit.

Lini një koment