Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i identifikuar
Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në njoftim bëhet me dije se një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor i cili ka humbur jetën.
Shoferi i automjetit është shoqëruar në polici teksa vijon puna për identifikimin e viktimës i cili dyshohet se është rreth 60 vjeç. Gjithashtu po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Elbasan/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën”, njofton policia.