Pas ‘shmangies’ në Manastir, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Bruksel
Dy ditë pas ceremonisë me agjenda të ndara në Manastir, ku sipas raportimeve mediatike shmangën takimin mes tyre, Edi Rama dhe Albin Kurti shkëmbyen përshëndetjen e shumëkomentuar në Bruksel.
Kryeministri Rama dhe ai i Kosovës Kurti janë takuar në kuadër të samitit që u zhvillua në kryeqendrën evropiane, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan A2.
Këtë herë, ndryshe nga ajo që ndodhi në ceremoninë e organizuar për Ditën e Alfabetit në Manastir, dy liderët kanë shtrënguar duart, duke mos e lënë pa një episod të ri kronikën e marrëdhënieve të tyre.
Në pamjet nga nisja e samitit, Kurti shihet duke u pritur nga drejtuesit e institucioneve evropiane, ndërsa Rama dhe Kurti kanë dhënë deklarata të ndara për mediat përpara hyrjes në seancën.