E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT tregon nëse ka ndikuar në furnizimin me rrymë

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT tregon nëse ka ndikuar në furnizimin me rrymë

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin “Kosova B”.

Lajmi është bërë i ditur nga KOSTT, i cili ka njoftuar se menjëherë pas raportimit të zjarrit janë aktivizuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, ekipet teknike të KOSTT-it ndodhen në terren, ku po bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria.

Megjithatë, ky incident nuk ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike, i cili ka vazhduar pa ndërprerje. KOSTT ka bërë të ditur se avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

Në fund, KOSTT ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve për intervenimin, si dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin gjatë menaxhimit të situatës në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Lini një koment