VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi
Gjashtë ditë më parë Rama e bënte këtë veprim me kryeministrin belg, Bart de Wever.
Dje në Bruksel u zhvillua takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë event Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili sërish ka marrë vëmendje.
Rama ndërhyri gjatë konferencës për medie të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatovic, duke e përqafuar nga pas. Milatovic u pa disi i befasuar, teksa Rama tha: Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri.
Një veprim të tillë Rama e bëri gjashtë ditë më parë në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever.