E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur

Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka refuzuar të lirojë foltoren e Kuvendit pas përfundimit të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare, pavarësisht thirrjeve të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Edhe pasi iu ndërpre mikrofoni, Berisha nuk u largua dhe vijoi të fliste nga foltorja.

“Pas parlamentit të ’45-ës, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Nëse në ’45-ën zunë vend në këtë sallë vrasës serialë, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh. Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është parlament krimi, për t’ju përcjellë ju në kanalet e zeza të historisë. Mos ik, se shqiptarët duan t’i shohin dokumentet”, është shprehur Berisha.

Lini një koment