Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës
Ka nisur seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Punimet e parlamentit u çelën me fjalën hyrëse të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kryeparlamentari Peleshi lexoi rendin e ditës. Pas Peleshit fjalën e mori deputeti demokrat, Tomor Alizoti.
Në rendin e ditës janë përcaktuar 11 pika. Gjatë kësaj seance në fokus do të jetë miratimi i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu dy akte normative që lidhen me tubimet dhe shpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.
Pas diskutimeve të zhvilluara në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, deputetët pritet gjithashtu të votojnë për ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.