E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të jepet vendimi për procesin gjyqësor ndaj tij.

Në seancën e zhvilluar më herët, SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut me 1 vit burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Shkreli akuzohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar të mira materiale për banorët e fshatit Stajkë, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke përdorur investimin e realizuar gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar mbështetje elektorale.

Lini një koment