Justin Godart, zëri i fuqishëm i Shqipërisë në parlamentin francez dhe diplomacinë evropiane
Justin Godart, politikan, deputet dhe ministër francez ishte në një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ai lindi më 26 nëntor të vitit 1871.
Ndjeshmëria e tij për Shqipërinë nisi që më 1913, kur, si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit në Ballkan të Fondacionit “Carnegie”, pa nga afër padrejtësitë territoriale dhe pasojat e Luftërave Ballkanike mbi shqiptarët. Godart e mbrojti me vendosmëri pavarësinë e Shqipërisë në parlamentin francez dhe shtypin evropian, edhe kur binte ndesh me politikën e qeverisë së tij.
Godart erdhi në Shqipëri, në pranverën e vitit 1921, për të vëzhguar gjendjen e vendit pas Luftës së Parë Botërore. I impresionuar nga mikpritja, bashkëjetesa fetare dhe vullneti shtetformues i shqiptarëve, ai botoi në Paris librat “L’Albanie en 1921” (“Shqipëria më 1921”) dhe “L’Albanie en 1922” (“Shqipëria më 1922”), dëshmi të forta diplomatike për njohjen e kufijve tanë në Lidhjen e Kombeve.
Lidhja e tij me Shqipërinë vijoi gjithë jetës. Më 1950, si kryetar nderi i Shoqatës së Miqësisë “Francë-Shqipëri”, ai vizitoi sërish vendin dhe u vlerësua me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë.
Justin Godart u nda nga jeta më 12 dhjetor 1956.