E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Durrësi përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe nderon viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Durrësi përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe nderon viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Me një ceremoni solemne, Durrësi përkujtoi 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë, nga kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica.

Kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila ka ndarë edhe mesazhin e saj për këtë ditë, vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, duke nderuar patriotët që kontribuuan për pavarësinë e Shqipërisë.

Në mesazhin e saj, Sako kujtoi gjithashtu se 26 nëntori mbart edhe një tjetër përvjetor të dhimbshëm për qytetin: tërmetin tragjik të vitit 2019, që shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të shumta.

Ajo u përkul me respekt në kujtim të bashkëqytetarëve që humbën jetën, ndërsa shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan dhe qëndruan pranë Durrësit në ditët e vështira pas fatkeqësisë natyrore.

“Kjo ditë është jo vetëm përkujtim, por edhe frymëzim për të ecur përpara me besim dhe përkushtim. Vendi ynë është i përqendruar fort në objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sot Shqipëria është fare pranë realizimit të këtij synimi, që është rruga më e sigurt dhe më e mirë për të ardhmen e vendit”, u shpreh Emiriana Sako, duke theksuar se kjo datë përfaqëson njëkohësisht kujtesën historike, dhimbjen por edhe forcën për të ecur përpara.

Lini një koment