E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Bursë e mobilitetit për studentët – MASH ka hapur thirrjen publike për mbështetje

Bursë e mobilitetit për studentët – MASH ka hapur thirrjen publike për mbështetje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financiare për studentët përmes bursës së mobilitetit.

Në njoftim thuhet se kjo mbështetje synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë, varësisht nga distanca e vendbanimit me adresën e institucionit të arsimit të lartë.

Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesës mujore sipas kalendarit akademik, si në vijim:

– 30 euro për distancat deri në 20 kilometra;

– 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra; si dhe

– 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

MASH njofton se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në thirrje. Ftojmë studentët që t’i shqyrtojnë kushtet dhe kriteret dhe të aplikojnë.

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/707

Afati për aplikim është nga sot deri më 10 dhjetor. Përfituesit do t’i marrin mjetet financiare në baza tremujore, në llogaritë e tyre personale bankare.

Informatat për kriteret e aplikimit i gjeni në KËTU. /Telegrafi/

Lini një koment