E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kuvendi fut në rendin e ditës lirimin e Gentian Salës nga drejtimi i AKEP, Balla: Drejtimi t’i besohet anëtarit më të vjetër

Kuvendi fut në rendin e ditës lirimin e Gentian Salës nga drejtimi i AKEP, Balla: Drejtimi t’i besohet anëtarit më të vjetër

Kuvendi ka miratuar përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të projektvendimit për lirimin nga detyra të kryetarit dhe anëtarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala.

Propozimi u paraqit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri me dije se Sala ka dhënë dorëheqjen dhe se Kuvendi duhet të nisë procedurat për zëvendësimin e tij.

Ai bëri gjithashtu të ditur se në projektvendim është parashikuar komandimi i anëtarit më të vjetër për të vijuar punën në krye të institucionit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Genti Sala ka dhënë dorëheqjen, ndaj Kuvendi vihet në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin. Komisioni përgjegjës e ka bërë detyrën e vet brenda afatit të përcaktuar. Duke qenë se rregullorja kërkon që kjo çështje të vijë si propozim i një kryetari të grupit parlamentar apo një numri deputetësh, në cilësinë e kryetarit të grupit të PS-së, propozoj përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të projektvendimit për lirimin nga detyra të kryetarit dhe anëtarit të AKEP”, deklaroi Balla.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment