Asisiti i sezonit, Fernandes krijoi gropën që e “ndihmoi” për të shënuar gol
Kapiteni i Manchester United, Fernandez, shënoi një gol të çuditshëm kundër ish-skuadrës së tij të mërkurën në mbrëmje, me gjuajtjen e tij nga distanca që mori një devijim të rastësishëm nga fusha e “Estadio Jose Alvalade” duke e lënë portierin Kaique Pereira pa “përgjigje”.
Pamjet filmike tregojnë se gropa u krijua në fakt nga vetë Fernandes kur ai futi këpucën e tij në tapetin e fushës ndërsa bënte presing në zonën e portierit.
Ky gol ishte një përmbledhje e një tjetër mbrëmjeje kaotike për United, ku ndodhi gjithçka: gabime të portierëve, vendime kontroverse të arbitrit, tre penallti dhe një karton i kuq. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.