E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nijstad e kërkon Barça, Twente bllokon shitjen e yjeve në merkaton e dimrit

Nijstad e kërkon Barça, Twente bllokon shitjen e yjeve në merkaton e dimrit

Barcelona përballet me një pengesë të re në operacionin që duhet të finalizohet me transferimin e Ruud Nijstad në “Spotify Camp Nou”.

Twente nuk është e gatshme ta dobësojë skuadrën e saj gjatë merkatos dimërore dhe synon të bllokojë largimin e lojtarëve të saj kryesorë, përfshirë qendërmbrojtësin e ri, i cili admirohet shumë nga drejtuesit sportiv të Barçës.

Sipas “Twente Insite”, e cila është e specializuar në lajmet rreth klubit me seli në Enschede, Erik ten Hag, drejtori sportiv i klubit, dëshiron ta mbajë të paprekur bërthamën e skuadrës deri në fund të sezonit. Kjo gazetë thekson një direktivë shumë të qartë: “Asnjë nga 18 lojtarët e parë nuk mund të largohet gjatë merkatos së dimrit”. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment