Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait në Michigan uron besimtarët për Ditën e Thanksgiving (VIDEO)
Me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving), Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait në Michigan u ka përcjellë një mesazh urimi të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë dhe familjeve të tyre.
Kisha u ka uruar bashkatdhetarëve një ditë të bekuar, të mbushur me paqe, gëzim dhe mirënjohje, në këtë festë tradicionale të amerikanëve, e cila i kushtohet familjes dhe falënderimit për të mirat e jetës.
Me këtë rast, Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait ka publikuar edhe një videomesazh të posaçëm nga Hirësia e Tij, Peshkopi Nikodhim.
“Gëzuar Ditën e Thanksgiving! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, thuhet në urimin e kishës.
Ndiqni videomesazhin e Peshkopit Nikodhim me rastin e Ditës së Falënderimeve.