E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kosova emeton obligacione në vlerë prej 20 milionë eurosh

Kosova emeton obligacione në vlerë prej 20 milionë eurosh

Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026, siç njofton KosovaPress.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet dyvjeçar, në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë së Financave, investimi në obligacione është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ndërsa interesi i përcaktuar nga tregu mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës dyvjeçare. Të ardhurat nga interesi i këtyre obligacioneve janë tërësisht të liruara nga tatimi.

Ministria ka ftuar të interesuarit për pjesëmarrje në ankand që, për informacione dhe procedurat e blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Lini një koment