E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArteEkspozita Interaktive e Piramidës, Gonxhja: Synon të krijojë një eksperiencë moderne dhe gjithëpërfshirëse për…

Ekspozita Interaktive e Piramidës, Gonxhja: Synon të krijojë një eksperiencë moderne dhe gjithëpërfshirëse për…

Ekspozita Interaktive e Piramidës së Tiranës synon të sjellë një përvojë moderne për vizitorët, duke bashkuar historinë, teknologjinë dhe vizionin për të ardhmen. Në Innovation Hub u prezantua koncepti i rishikuar për Ekspozitën Interaktive të Piramidës së Tiranës. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se koncepti i rishkuar për ekspozitën ruan autenticitetin historik të këtij simboli të Tiranës.

“Piramida e Tiranës vijon të transformohet si një hapësirë ku historia, teknologjia dhe vizioni për të ardhmen bashkëjetojnë. Në Innovation Hub u prezantua koncepti i rishikuar për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, një projekt që synon të krijojë një eksperiencë moderne dhe gjithëpërfshirëse për vizitorët, duke ruajtur autenticitetin historik të këtij simboli të Tiranës dhe duke e lidhur atë me aspiratat e së ardhmes.

Koncepti i përditësuar reflekton komentet dhe kontributet e partnerëve, institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces, në funksion të krijimit të një ekspozite dinamike që i jep jetë kujtesës, inovacionit dhe identitetit urban të qytetit”, thotë Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në takim ku u prezantua koncepti i rishikuar për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, një projekt që synon të krijojë një eksperiencë moderne dhe gjithëpërfshirëse për vizitorët morën pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bordit të AADF Michael Granoff, përfaqësues të AADF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë, dhe institucione e agjenci partnere.

Lini një koment