E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArte20 filma shqiptarë në kinemanë “Babylon” në Berlin

20 filma shqiptarë në kinemanë “Babylon” në Berlin

Në kinemanë “Babylon” në Berlin, prej datës 7 maj kanë nisur të shfaqen 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Në zemër të Berlinit, për gjashtë net me radhë, kinemaja shqiptare do të vijë për publikun artdashës, atë shqiptar dhe të huaj.

Filmat do të shfaqen në kuadër të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, që sjellë në Berlin shpirtin dhe historinë e kinematografisë shqiptare ndër vite.

Ky organizim i veçantë është ndarë edhe nga  Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa përcolli ftesën që deri më 13 maj, në kinemanë “Babylon” në Berlin, të ndiqen seritë e filmave shqiptarë.

Në ditën e parë të hapjes, festivali u çel me filmin ikonë “Vdekja e Kalit”, ndërsa publiku pati rastin të takojë aktorin Timo Flloko dhe të bashkëbisedojë me të.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment